Flash News

KRYESORE

“Një parti e re në shtator”, kush janë deputetët që do të jenë pjesë e lëvizjes së re politike

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri deklaroi se 11 deputetë të grupit parlamentar demokrat po përgatiten për një lëvizje të re politike.

Duke folur në emisionin ‘Real Story’, Valteri tha se në shtator kjo parti e re pritet të lançohet në shtator.

“Ne jemi 11 deputetë e grupit parlamentar demokrat. Ata kanë qenë funksionarë të PD, janë të ardhur nga baza e PD, kanë kontakte me votuesit e djathtë , kontakte me ish kryetaret e PD kur Basha bëri reformë me strukturat. Do ketë një lëvizje politike që do lacohet në shtator, sa do vlerësohemi kjo mbetet për tu parë”, u shpreh deputeti.

Por kush janë këta 11 deputetë që pritet të bëhen bashkë për një parti të re para zgjedhjeve të 2021-shit.

Bëhet fjalë për deputeten Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Fatjona Dhimitri, Halit Valteri, etj.

  

Të fundit