Flash News

KRYESORE

Njohja e minoritetit bullgar, zv/presidentja vizitë në Shqipëri për t’u takuar edhe me deputetët që hartuan ligjin

Njohja e minoritetit bullgar, zv/presidentja vizitë në Shqipëri

Zv/presidentja e Bullgarisë, Iliana Yotova do të zhvillojë sot dhe nesër një vizitë në Tiranë ku do të takohet me zyrtarët më të lartë. Kjo vizitë vjen vetëm pak javë pas miratimit të ligjit për pakicat kombëtare, me të cilin bullgarët u njohën për herë të parë si minoritet në Shqipëri.

Ky është qëllimi përse Iliana Yotova mbërrin në vendin tonë dhe pjesë e axhendës është gjithashtu takimi me deputetët që kanë marrë pjesë në hartimin e atij ligji.

Zv/presidentja bullgare do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Takime do të edhe me përfaqësuesit e minoritetit bullgar.

Bullgaria është vendi që do të marrë drejtimin e Presidencës së Këshillit të BE-së në janar të 2018-ës dhe prioritet do të kenë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të fundit