Flash News

KRYESORE

‘Nuk mund ta shtyje ditën pa makina?’ Veliaj: Qytetarët më të sigurt në sheshin ‘Skënderbej’

‘Nuk mund ta shtyje ditën pa makina?’ Veliaj: Qytetarët

Pasi dëgjoi fjalimin e kryebashkiakes së Durrësit  në mbledhjen me grupin parlamentar të PS, Rama është ndalur te kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Kryebashkiaku ka organizuar aktivitetin “Tirana pa makina”, ku qyetarët duhet fikin makinat dhe të lëvizin me biçikleta. Kështu ka pasur devijim edhe të një pjese të trafikut në kryeqytet.

Rama i është drejtuar Veliajt nëse mund ta shtynte këtë aktivitet për shkak të situatës me tërmetet.

“Nuk mund ta shtyjmë këtë ditën pa makina? –pyeti Rama.

“I kemi koncentruar aktivitetet në sheshin Skënderbej, kështu edhe qytetarët do të jenë më të sigurt duke qëndruar në shesh. Në fshatrat Pezë e Ndroq 70 shtëpi kanë pësuar dëmtime serioze, shtëpi të vjetra me gur. Kemi mbledhur këshillin bashkiak për një buxhet dhe fond solidar për ata që kanë nevojë për ndërhyrje në 6 pika çadrash, vetëm në dy ka patur fluks. 569 banesa të prekura 188 banesa të plasaritura janë në Durrës. Deputetët e Tiranës  kanë detyrën e tyre me bashkinë, të shtohen edhe disa kryebashkiakë të tjerë të Veriut në Vorë”-tha Veliaj.

Të fundit