Flash News

KRYESORE

"Nuk takohem me një paditës", Rama mesazh Haradinajt: Nuk është momenti për të keqpërdorur gjuhën e nënës

"Nuk takohem me një paditës", Rama mesazh Haradinajt: Nuk

Gjatë prononcimit të tij për mediat pas takimeve me zyrtarët kosovarë, pas akt-akuzës së Hagës, Rama nuk ka lënë jashtë vëmendjes as refuzimin që i bëri kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në mesazhin e tij drejtuar Haradinajt, i cili nuk pranoi ta takonte Ramën duke theksuar se “nuk mund të takohej me një paditës”, kryeministri është shprehur se ky nuk është momenti për të keqpërdorur gjuhën shqipe, gjuhën e nënës.

“Ky është moment kur sigurisht kemi një krizë disa planëshe të shkaktuar nga kjo fletërrufe por edhe mundësi të madhe për të vënë në pah jo thjesht vlerat e luftës dhe të vërtetën themeltare se Kosova ishte viktima dhe jo agresori, por për të vënë në pah të gjithë vlerën e krijuar si shprehje e gadishmërisë për drejtësi nga vetë Kosava dhe balancën e prishur mes Kosovës e Serbisë në raport me drejtësinë për krimet e luftës. Ju jeni dëshmitarë, profesioni ua ka kërkuar ta ndiqni nga afër këtë histori dhe fatkeqësisht prej 21 vitesh, Kosova i ka dhënë mbështetje drejtësisë ndërkombëtare që përmes strukturave të krijuara enkas ka gjykuar dhe stërgjykuar të shtuquajturat krime lufte.

Pafajësia e disa prej figurave kryesore të UÇK këtu përfshi Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn si dy shembuj qoftë për staturën në luftë qoftë për kalvarin e drejtësisë është në fakt edhe një akuzë për efikasitetin e drejtësisë ndërkombëtare. Sot për mua është një sprovë e madhe jo vetëm politike por edhe kombëtare, morale e njerëzore se kush flet shqip se këtë ka gjuhën e nënës këtë gjuhë të mos e përdorë për të ndarë pjesëtarët e kësaj bashkësie në përfaqësues të bindjeve të ndryshme, në patriotë dhe tradhtarë apo në të ndershëm dhe hajdutë.

Historia na e ka mësuar tashmë se ka gjithmonë një kohë për tu përleshur me njëri-tjetrin për ide, bindje dhe politikë, por duhet të ketë gjithmonë edhe një kohë sa herë që historia na e kërkon për t’u bashkuar dhe ecur para për gjeneratat e tjera”, është shprehur Rama.

Të fundit