Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Meta-Salianji, përpjekja për të zhbërë të drejtën për retorikë të kundërshtarit politik
Alfred Lela
Si asnjëherë më parë, kritikët dhe kundërshtarët e opozitës në media, ranë dakord se arrestimi i ish-Presidentit Meta ishte një tejkalim i dhunshëm dhe pa shije, jo vetëm i kompetencave policore dhe ligjore. Eshtë e rëndësishme të theksohet fakti se, kjo sjellje nuk është çështje stili dhe as mase, por shpjegon se si pushteti del mbi shtetin dhe urdhri mbi ligjin.
Edhe pse joprofesionalizmi banditesk i policëve të maskuar, na bëri me dije se, në Shqipëri, shpagimi është më i rëndësishëm se procesi, ne duhet të ndalemi këtu sepse pas kësaj fshihet një rrezik i madh.
Si në rastin kur policët po shpaguanin veten (i ka sharë Meta), si kur po shpaguanin shefat e tyre në ministri, apo edhe nëse po e bënin për Dumanin dhe Ramën, me të cilët kryetari i PL është mbërthyer në beteja retorike (sharje), shkelja mbetet.
Rreziku që ky brutalitet sjell, së pari nëse nuk identifikohet dhe pranohet, dhe së dyti nëse nuk kundërshtohet, është alarmant për çdo operator të hapësirës publike në Shqipëri, nga politikanët e deri te analistët apo aktorët e shoqërisë civile.
Protagonistët e sistemit të drejtësisë, nëse nuk thellohen dot në ‘krime intelektuale’ të pushtetit, duhet të ravgojnë fort në atë se çfarë është një aktor politik. Për definicion, një protagonist i politikës është një aktor i retorikës, pra ai ka ligjërimin, të folmen, narrativën si instrumentin e parë të shfaqjes dhe të përballjes me dhe në hapësirën publike. Këtë instrument e përdor brenda një kornize të madhe, që quhet liria e shprehjes. Retorika brenda lirisë së shprehjes vjen dhe takohet me një përmasë të tretë që është stili i atij/asaj që e bart apo e bën retorikën, gjë që ndryshon nga individi në tjetrin sipas formimit, prejardhjes, ideologjisë, misionit etj.
Pasë siguruar këtë nocion, i bie që Ilir Meta është arrestuar në atë formë për stilin e tij retorik, brenda lirisë së shprehjes, si aktor politik. Pra është një arrestim absurd dhe banditesk. Është si të arrestosh, në tejkalim të çdo protokolli policor dhe ligjor, Donald Trump-in i cili para pak ditësh tha publikisht se, për herë të parë e kuptoi se edhe burrat mund të kenë menstruacione kur pa Tim Walz (kandidatin demokrat për zv/President). Apo për mijra batutat dhe deklaratat e tij që, edhe këta të SPAK, GjKKO dhe Policisë duhet t’i kenë parë (nëse nuk i kanë lexuar) nëpër meme (të përkthyera edhe në shqip).
Ku qëndron rreziku për politikanët dhe çdo aktor tjetër të hapësirës publike pas ‘precedentit Meta’, të vendosur në mënyrë banditeske nga Policia me urdhra prej tjetërkund? Thjesht fare: krijon një aparat censure dhe autoncensure ndër ta, pasi kanë regjistruar në subkoshiencë atë që i ndodhi Metës. Në këtë mënyrë, jo vetëm komunikimit publik i është zhbërë instrumenti kryesor- retorika, por edhe i ka dalë kundër precedenti. I njëjti precedent mund të përdoret nesër kundër Ramës kur të mos jetë në pushtet. Do të ketë gjithmonë policë që në zellin e idiotit lëshohen vrik pas çdo fërshëllime të padronit të radhës, duke mos ditur të ndajnë urdhrin nga ligji. Do të ketë gjithmonë shpagues profesionistë, që nuk e ndajnë dot pushtetin nga shteti.
Një i tillë u dëshmua psh ministri i Brendshëm kur, për herë të dytë, mori anën e dhunës policore dhe (çka është gallatë) e bëri këtë duke përdorur retorikën politike. Pra, të njëjtin instrument për të cilin ndëshkon dhe godet Metën, ia njeh të drejtën vetes ta përdorë pa kufi. Automatikisht, këtu biem në përkufizimin e një shteti autoritar apo diktatorial: Ti nuk i lejon kundërshtarit tënd të njëjtat mjete të lirisë. Nuk ka përkufizim tjetër për diktaturën, për të gjithë ata që hapin sytë kur u thua se vendi po rrëshqet në gropën e saj.
Edhe deputeti i PD, Salianji, është një dëshmor i retorikës politike. Ai ka folur dhe ka pësuar. Ai ka marrë fakte të provuara apo të dhëna të konceptuara prej tij si fakte dhe i ka bërë publike me anë të retorikës. Për këtë është në burg.
Ata aktorë politikë dhe mediatikë në anën e pushtetit, janë në të drejtën e tyre të mos e pranojnë këtë përkufizim, por duhet të rrinë gati, sepse fara e precedentit është si e gramit. Ngulmon dhe mbin me egërsi dhe shpeshtësi edhe kur ti pandeh se e ke shkulur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38