
Flash News
Sondazhi në ORA/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën
Pas ‘Tires’/ Skandal edhe në Infektiv, pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli e bankomati
Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Rrezikon burgim të përjetshëm
Kritikat ndaj BE, Varhelyi: Mekanizëm për furnizimin me vaksina më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor
Shpreh mbështetjen e SHBA-së që reforma në drejtësi të japë rezultatet e pritura, ambasadorja Yuri Kim takon Vitore Tushën
Opinionet për Kushtetuesen dhe anti-shpifjen, Balla: Nuk është detyrë e ‘Venecias’ të thotë kush ka të drejtë ose jo

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, taulant Balla ka reaguar pasi Komisioni i Venecias dha dje opinionet përfundimtare mbi çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe paketën anti-shpifje, si nismë e mazhorancës.
Sipas Ballës në një dalje për mediat, Venecia nuk ka të drejtë Venecias’ të thotë kush ka të drejtë ose jo, por është tagër i qytetarëve, ndërsa opinionet sipas tij duhet të mos i lexojmë me fjali të shkëputura.
“Nuk bëmë asnjë koment gjatë procesit të konsultimit të raporteve paraprake. Sot në përfundim të këtij procesi kur Venecia dje miratoi opinionet e kërkuara nga Shqipëria.
Të dyja opinionet i shërbejnë ecurisë së mëtejshme të reformës në drejtësi dhe nevojës për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demokracisë në vend si media.
Këto opinione demonstrojë traditën e gjatë të bashkëpunimit me venecian. Opinionet duhen lexuar pa eufori si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë tretë, por me qëllimin tu shërbejë zbatimit të reformave si ajo në drejtësi.
Është detyra jonë si ligjvënës që opinionet të mos i lexojmë me fjali të shkëputura por në tërësi të tyre parlamenti ka përgjegjësi të zbërthejë rekomandimet por edhe ta adresojë hapat për zbatimin e tyre.,
Ky proces nuk mund të jetë proces ekzaltimi se kush ka të drejtë ose jo, por publiku na gjykon. Nuk është detyrë e Venecias të thotë kush ka të drejtë ose jo.
Përkthimet e gabuara në media nuk i shërbejnë reformës në drejtësi. Venecia është trup profesionistësh duke ndihmuar shtet e Këshillin e Evropës.
Për GJK iu drejtuam për rekomandime dhe konstatohet se bllokimi i GJ dhe vonesat në emërime u shkaktuan nga disa faktorë: nga procesi të vettingut, disa anëtarë u shkarkuan, disa dhanë dorëheqja.
Mosfunksionimi i KED për 2007-2008 pasi pjesa më e madhe e anëtarëve ishin të pavetuar. Problemet erdhën nga vendet vakante.
Numri i kufizuar i kandidatëve për GJK për vendet vakante, barrierë bashkëpunimi mes Kuvendit dhe presidentit.
Kjo lidhet me dispozita të paqarta në kushtetutë, sic e ka theksuar Venecia.
Komisioni rekomandon rekomandime për procesin e vettingut, radha e emërimeve në GJ nga presidenti, parlamenti e GJL i referohet alokimeve të vendeve vakante dhe jo radhës së emërimeve”, thotë ndër të tjera Balla.
Ditari politik









Të fundit



Sondazhi në ORA/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën
19 Janar 2021, 22:26


Sondazhi Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS-LSI nga 2017, rritje PD
19 Janar 2021, 21:53







Kur bëhen bashkë fotografi Rankin dhe muzikantja Stefflon Don
19 Janar 2021, 20:00
Makina përplas motoçikletën tek kryqëzimi i Mamurrasit, humb jetën një person
19 Janar 2021, 19:53

Kryemadhi: Me Ilir kemi pas shkruar letra dashurie, tani çdo gjë me mesazh
19 Janar 2021, 19:35