Flash News

KRYESORE

Opozita fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja e Albin Kurtit ftesë Vjosa Osmanit për koalicion

Opozita fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja e Albin Kurtit

Opozita në Kosovë duket se ka marrë pushtetin dhe drejtimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht rezultati përfundimtar, duket se Vetëvendosja e Albin Kurtit është në avantazh në raport me partitë e tjera.

Deri tani VV kryeson me 12 komuna, i ndjekur nga Lista Srpska me 10 komuna, ndërsa në vend të tretë është LDK me 7 komuna.

Votat

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 25,79% ose 197,966 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, apo 192,300 vota.

Partia Demokratike e Kosovës me 21,15%, apo me 162,342 vota, Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,63%, apo me 89,287 vota.

Kurti flet si kryeministër

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka mbajtur mbrëmë vonë një konferencë për mediat, duke deklaruar se sot do të ftojë Vjosa Osmanin të Lidhjes Demokratike të Kosovës në koalicion.

“Unë si kryeministër i ri preferoj që qeveria e ardhshme të jetë stabël, e shoh partner LDK-në dhe sa më parë të fillojmë bisedimet për formimin e këtij koalicioni”, tha Kurti, i cili tha se do të nisë menjëherë formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe nxjerrjen e saj nga kriza.

“Do t’i shërbej qytetarëve dhe do ta vendos Kosovën ne binar. Faleminderit qytetarëve që na votuan pasi në ketë mënyre na kanë ndihmuar qe te transmetohen mendimet dhe qëndrimet tona për ta nxjerr Kosovën nga kriza. Ne veçanti do t’i falënderoj te gjithë qytetaret e Kosovës qe shfrytëzuan votën e lire. Mërgata jone nuk do te ketë nevoja me te udhëtoj te votoj pasi ne do te ia mundësojmë qe te votojnë ne konsullatat tona.

“Sot nuk do t’i kontaktoj. Qysh nesër do te vendosi kontaktin me LDK, me subjektin qe ishim ne opozitë dhe te bëhemi qeveri dhe te bëjmë ndryshimin. Ndryshimi ka ndodhur dhe mban datën 6 tetorin. Shume gjenerata do ta mbajnë mend ketë date, si date qe ndodhi çlirimi. Dialogu ka qenë sfidë, pasi kemi pasur njerëz pa kreditbilitet. Kosova ishte me shume temë se sa palë. Do ta udhëheqë ketë dialog siç me takon me kushtet dhe ligj. Ne duam mbi 50 marrëveshjet e shkruar me Shqipërinë, te mbeten veç letër, te fillojmë t’i zbatojmë marrëveshjet. Ne jemi dy shtete te ndryshme, por jemi nje popull”, u shpreh Kurti.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt dhe PSD e Shpend Ahmetit kanë marrë rezultatin më të mirë, siç ata kanë deklaruar, rreth 15%.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë erdhën pas dorëheqjes së Haradinajt, pasi u thirr nga Gjykata Speciale për intervistim.

Video/ Shumë pranë fitores, nga selia e Vetëvendosjes hidhen fishekzjarre

Zgjedhjet në Kosovë, jehonë në mediat ndërkombëtare: Fitojnë partitë e opozitës

“Unë do të jem kryeministër”, ngërçi që pengoi koalicionin parazgjedhor mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Të fundit