Flash News

KRYESORE

Pallate të pabanueshme në Durrës të furnizuara nga firma e betonit e vëllait të Dakos

Pallate të pabanueshme në Durrës të furnizuara nga firma e

Një pallat në Durrës që është dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit është furnizuar me beton nga firma “3D”, e cila ka administrator Edmond Dakon, vëllanë e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Madje ky i fundit e themeloi këtë firmë, e më pas u largua, pasi iu fut politikës.

Në zonën e Plazhit, një prej pallateve të ndërtuar nga firma “Kristi Konstruksion” me aksioner Arkenad Gripshin listohet ndër më të rrezikshmit, raporton “Top Story”. Inxhinierët francezë konstatuan mangësi të rënda strukturore dhe pallati u shpall me dëmtime të gradës D4, një shkallë larg gradës së fundit që është gjendja e shembur.

Në këtë pallat siç konstatuan inxhinierët, mungojnë strukturat antisizmike e ky është i destinuar që të dëmtohet.

“Kristi Konstruksion” është një prej firmave të shumta që janë furnizuar me beton nga kompania “3D” me administrator Edmond Dakon, vëllain e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Pjesën kryesore të betonit në këtë qytet bregdetar, e ka derdhur pikërisht kompania “3 D”, emri i së cilës do të thotë “Tre Dakot”, që janë tre vëllezërit e kësaj familje, informon “Top Story”.

Edhe një tjetër objekt i “Kristi Konstruksion” në afërsi të urës së Dajlanit është shpallur i pabanueshëm. Situata paraqitet e njëjtë edhe në kompleksin e kompanisë “Kristi Konstruksion” me vendndodhje në lagjen nr. 17 në Durrës, në rrugën “Neki Libohova”. Grupet e inspektimit e nxorën të pabanueshëm, njësoj si pallatet e tjera.

Të fundit