Flash News

KRYESORE

Paloka analizon qëndrimet e ndërkombëtarëve: Nuk janë kundër opozitës

Paloka analizon qëndrimet e ndërkombëtarëve: Nuk janë

Nën/kryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka nuk mendon se ndërkombëtarët janë kundër opozitës. Duke marrë si shembull qëndrimin e CDU/CSU për progres-raportin dhe raportimin e DË, ish-deputeti thotë se dorëheqja e Edi Ramës nuk është tabu.

“Nuk është e vërtetë që nuk kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve. E patë raportin e djeshme të CDU-/CSU, që thotë se asnjë gjë nuk është  tabu dhe e ka për dorëheqjen e Kryeministrit. Ata e kanë thënë në mënyrë eksplicite ‘edhe dorëheqja e Kryeministrit nuk është tabu’, e  kanë thënë. Këtij ka 3 vjet që nuk i hapen negociatat dhe dihet se përse se nuk e jep dorëheqjen”, argumentoi Paloka.

Ai ndalet edhe te regjistimi ne KQZ i Bindjes Demokratike, që e cilëson në shkelje me ligjin.  “Kryetarin e KQZ nuk e pyet kush. Ai foli edhe për atë partinë që këta duan ta paraqesin si opozitë sot në mënyrën më qesharake, foli Kryetari i KQZ-së, por nuk e pyeti kush. Pse u regjistrua në Gjykatë kundër ligjit?”, aludoi Paloka.

Të fundit