Flash News

KRYESORE

Pas grabitjes në Rinas, një gjerman emërohet Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv në aeroportin e Tiranës

Pas grabitjes në Rinas, një gjerman emërohet Drejtor i

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.

Nga data 2 shtator i këtij viti, Constantin von Alvensleben do të udhëheqë ekipin menaxhues të TIA-s, duke mbikëqyrur strategjinë e zhvillimit të kompanisë dhe biznesit, marrëdhëniet me qeverinë dhe palëve të interesit.

Sipas njoftimit të TIA, Constantini është një ekzekutiv me shumë përvojë, me një karrierë të gjerë ndërkombëtare në zhvillimin dhe menaxhimin e aeroporteve. Ai ka mbikëqyrur projektet kryesore të zhvillimit të aeroporteve ndërkombëtare, duke përfshirë vendet e CIS, Europës Lindore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka menaxhuar gjithashtu procese të mëdha blerjesh dhe ofertash të aeroporteve ndërkombëtare në Indi dhe Australi.

Constantini do të punojë ngushtë me Volker Wenderfeuer i cili u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Operimeve i TIA-s në Korrik të këtij viti, dhe gjithashtu ka një përvojë të gjerë drejtimi të lartë në aeroporte ndërkombëtare, përfshirë Aeroportin Pulkovo në Shën Petërsburg në Rusi,dhe Aeroportin e Kajros, Egjipt.

Constantini aktualisht është Menaxher i Përgjithshëm i FAKT Group, një firmë e pasurive të patundshme dhe e zhvillimit të infrastrukturës me qendër në Essen, Gjermani. Para këtij roli, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme të larta drejtuese në organizata, përfshirë këtu HOCHTIEF Concessions dhe HOCHTIEF Airport, filialet e firmës kryesore të ndërtimit HOCHTIEF Group. Ai ka qenë gjithashtu Kryetar i Konsulencës së specializuar të aviacionit T&L, e cila përqendrohet në maksimizimin e kapacitetit të terminalit, pasagjerëve dhe mallrave. Në vitin 2006 - 2007, Constantini ishte Shef Ekzekutiv i TIA. Në fund të mandatit të tij, TIA arriti një numër prej 1.2 milion pasagjerësh dhe një qarkullim prej 23 milion EUR.

Constantin von Alvensleben tha: "Jam i lumtur që kthehem si Drejtor Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në një moment sfide. Numri i pasagjerëve dhe fluturimet ndërkombëtare po rriten ndërsa turizmi në Shqipëri vazhdon të lulëzojë. Jam i prirur të udhëheq ekipin gjatë kësaj periudhe rritjeje të jashtëzakonshme”.

Kujtojmë se ky emërim i rëndësishëm vjen disa muaj pas grabitjes spektakolare të 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ku autorët arritën të marrin një shumë prej 6 mln eurosh. Një prej autorëve, Admir Murataj u vra nga policia pas grabitjes, gjatë aksionit për kapjen e tyre.

Të fundit