Flash News

KRYESORE

Pas protestave të opozitës gjatë verës, Rusia sot në zgjedhje lokale

Pas protestave të opozitës gjatë verës, Rusia sot në

Rusia sot mban zgjedhjet lokale, pas protestave të vazhdueshme nga ana e opozitës.

Këto zgjedhje për guvernatorët e rinj dhe parlamentet rajonale po shihen më shumë si një “test” për qëndrueshmërinë e Kremlinit, pas rënies së popullaritetit të Vladimir Putin dhe partisë së tij.

Gjatë muajve të fundit, mijëra rusë dolën në rrugë për të protestuar kundër përjashtimit të një sërë politikanëve opozitarë në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak të Moskës.

Sot, 56 milionë votues rusë janë thirrur të japin votën e tyre, ndërsa sipas sondazheve, në muajin maj presidenti rus ka rënë në nivelin më të ulët gjatë 13 viteve në pushtet.

Në protestën e fundit, forcat e policisë arrestuan mbi 2000 persona dhe shumë të tjerë u dhunuan me motivin se nuk kanë marrë leje nga autoritetet përkatëse për tubimin, mes tyre edhe kandidatë që ju ndalua të merrnin pjesë në zgjedhje.

Të fundit