Flash News

KRYESORE

Pelegrinazhi në Malin e Tomorit/ Kreu i opozitës turke Kılıçdaroğlu pjesëmarrës në ceremoni

Pelegrinazhi në Malin e Tomorit/ Kreu i opozitës turke

Këtë vit në Malin e Tomorit në ceremoninë tradicionale zyrtare për pelegrinazhin e përvitshëm që mbledh së bashku mijëra besimtarë bektashi nga shtete të ndryshme, ka pasur edhe vizitorë të rëndësishëm.

Përveç presidentit Ilir Meta dhe ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, si dhe kryetari i partisë opozitare turke, Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu. Por nuk munguan as personalitete nga fusha të ndryshme.

Kryetari i partisë opozitare turke, Partisë Popullore Republikane (CHP), shikohet si njeriu i cili ka udhëhequr opozitën drejt një fitoreje të madhe në garën kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan. Partia e tij, mori një triumf me mjaft vlerë në Stamboll, që nga analistët është parë si një pikë kthese, që e rrezikon pushtetin e Erdogan-it. Partisë Popullore Republikane nuk ka fituar vetëm metropolin gjigant të Turqisë, por edhe kryeqytetin, Ankara dhe Izmirin.

Të fundit