Flash News

KRYESORE

Përfshihet në flakë anija në Kaliforni, të paktën 25 të vdekur

Përfshihet në flakë anija në Kaliforni, të paktën

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën, për shkak se anija ku ata udhëtonin në Kaliforni u përfshi në flakë.

Anija, e cila kishte në bord 39 persona, u dogj pranë ishullit Santa Cruz. Deri tani, zhytësit kanë gjetur vetëm 25 trupa, ndërsa rezultojnë të zhdukur nëntë pasagjerë.

Deri tani, vetëm 5 prej udhëtarëve janë shpëtuar nga Forcat Speciale, ndërsa kërkimet vazhdojnë.

Anija ishte nisur në një tur tre ditor, kurse shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë.

Të fundit