Flash News

KRYESORE

"Përgatisni skenarët", Lala shton kuriozitetin për Rashicën

"Përgatisni skenarët", Lala shton kuriozitetin për

Sulmuesi Milot Rashica është lojtari më i vlefshëm te skuadra e Werder Bremenit. Shtatshkurtri është gati për të nisur një aventurë të re dhe diçka të tillë e ka pranuar dhe menaxheri i shqiptarit të Kosovës, Altin Lala.

Legjenda e Shqipërisë ka dhënë një intervistë për mediet italiane ku tregon se ka bisedime me disa klube të ndryshme për lojtarin e tij. Ai nuk donte ta largohet futbollistin në merkaton e janarit dhe këmbënguli që Rashica të qëndronte me Werderin deri në verë.

"Ka disa interesime dhe ne po diskutojmë. Duhet të jeni të përgatitur, mund të ndodhin të gjithë skenarët. Po përgatitemi për gjithçka", - tha Lala në lidhje me futbollistin e tij.

Të fundit