Flash News

KRYESORE

Përplasja Ndroqi-Veliaj: Pronari i RTV Ora i shkruan edhe kryeministrit Rama

Përplasja Ndroqi-Veliaj: Pronari i RTV Ora i shkruan edhe kryeministrit

Një konflikt mes pronarit të RTV Ora dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka përfunduar deri në dyert e ambasadave të huaja në Shqipëri, sipas një lajmi të botuar dje në Politiko.al. Por përplasja duket se nuk ka mbetur me kaq. Burime konfidenciale të Politiko bëjnë me dije se Ylli Ndroqi i ka shkruar edhe kryeministrit Rama duke iu ankuar për 'presionet e Veliajt'.

Pronari i televizionit nuk ka zgjedhur t'i drejtohet me letër shefit të qeverisë, por me një mesazh në celular. Politiko nuk e zotëron tekstin e nisur nga Ndroqi pë kryeministrin, por theksi sipas burimit ishte ai që vihej re edhe në letrën e bordit të RTV Ora për ambadadorët e huaj të akredituar në Tiranë. Ku i mëshohej 'shantazheve të Veliajt' për 'linjën editoriale' të TV ose mbulimin e ngjarjeve të caktuara, si për shembull prosteta për Teatrin Kombëtar etj.

Konflikti mes dyshes së njohur ka kaluar edhe në një fazë tjetër: sipas një lajmi të mëparshëm, botuar po nga Politiko, kompania që drejton Ndroqi ka marrë me qera një aparaturë në Danimarkë e cila mund të testojë cilësinë e rrugëve të shtruara nga Bashkia e Tiranës.

Të fundit