Flash News

POLITIKOFF

Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, çfarë i bëri bashkë?

Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, çfarë i

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho debutoi në “Royal Opera House” (Shtëpinë e Operas Mbretërore), ndërsa shoqërohej nga mbreti Charles.

Vetë soprano Jaho ka ndarë disa fotografi krah mbretit në rrjetin e saj social, ku shkruan: “Një natë shumë e veçantë në Royal Opera House, për të shprehur respektin tim së bashku me kolegët e mi dhe madhërinë e tij Mbretin Charles, për maestron tonë të dashur Toni Papanno. Të gjithë e ndjejnë, kur i duan". 

Jaho performoi së bashku me kolegët e tjerë, Insung Sim, tenori Freddie De T.ommaso, Aigul Akhmetshina, Jonas Kaufmann dhe Bryn Terfel.

Ngjarja artistike është organizuar në nder të Toni Pappano-s i cili ka dhënë dorëheqjen pas 22 vitesh si dirigjent. Ai ka realizuar mbi 700 shfaqje dhe konsiderohet si “gjëja më e mirë që i ka ndodhur institucionit”.

Reagon Rama

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se Ermonela Jaho mahniti publikun e Londrës në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor i Shtëpisë së Operës Mbretërore.

“Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, pasi mahniti publikun e Londrës në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor i Shtëpisë së Operës Mbretërore”, shkruan Rama.

Të fundit