Flash News

POLITIKOFF

Këngëtarja shqiptare rrëfen mes lotësh vdekjen e prindërve: Mami ndërroi jetë në duart e mia

Këngëtarja shqiptare rrëfen mes lotësh vdekjen e

Këngëtarja Egzona Ademi ka rrëfyer mes lotësh në emisionin "E ardhmja është vajzë" në Klan Plus, humbjen e prindërve të saj.

“Momentet që kanë qenë ndër më të vështirat në jetë, që unë nuk do i harroj kurrë është humbja e prindërve se gjyshërit jo e jo që nuk i mbaj mend shumë mend, është humbja e prindërve. Unë kam humbur babin…Nuk kam qarë asnjëherë në emision, të betohem, nuk e di ç’po ndodh. Ka qenë e vështirë sepse babin e kam humbur jashtë, ka ndërruar jetë në Londër, larg meje. Kam qenë shumë e lidhur me të, ndërsa kur bëri babi 4 vjet që kishte ndërruar jetë, ndërroi jetë edhe mami,”-ka rrëfyer ajo. 

Ndërkohë, e pyetur se si ndodhën këto ngjarje dhe nëse ishin probleme të shëndetit apo diçka tjetër, Ademi është përgjigjur:

“Po, edhe mami, edhe babi kanë qenë të sëmurë. Deri në njëfarë momenti kanë qenë mirë, por pastaj babi vdiq nga kanceri, ndërsa mami nga një sëmundje, atrofi e muskujve. Për mamin jam kujdesur derisa ndërroi jetë në duart e mia dhe ky moment ka qenë ndër më të vështirët. Është gjë shumë private dhe unë nuk para shprehem sepse nuk dua që t’i ngarkoj njerëzit, mundohem të jem shumë e fortë, i kam dhënë edhe frymëmarrje dhe ato çaste kanë qenë shumë të vështira për mua. Momenti më i vështirë ka qenë kur e morën, që e hoqën nga dhoma."

Të fundit