Flash News

POLITIKOFF

Monika Lubonja rrëfen tradhtinë e ish-bashkëshortit

Monika Lubonja rrëfen tradhtinë e ish-bashkëshortit

Banorët e Big Brother Vip kanë diskutuar mbrëmë për dashurinë dhe tradhtinë,. Në një moment, Semi ka pyetur aktoren e njohur Monika Lubonja, nëse e kanë tradhtuar.

Monika ka pohuar se ajo është tradhtuar nga ish-bashkëshorti.

"Unë prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngul se e kisha eksperiencë...".

Dhe Semi plotëson fjalinë duke thënë: "...eksperiencë personale."

Dhe Monika pohon me mimikë.

Kujtojmë se vetëm disa muaj më parë, ish-bashkëshorti i Monika Lubonjës - i cili është dhe babai i vajzës së saj, ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Të fundit