Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Pritet të nisë sonte edicioni i tretë i “Big Brother”. Prej shumë muajsh, kanë nisur të aludohen edhe emrat e parë të konkurrentëve që do të mbajnë mbërthyer publikun, për më shumë se tre muaj.
Ndërkohë që në rrjet janë publikuar edhe emrat e konkurrentëve, që këtë vit do të bëhen pjesë e lojës. Mbrëmjen e sotme, publiku shqiptar, bëhet gati të mirëpres në shtëpinë e “Big Brother”, Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Drini Zeqo, Meriton Mjekiqi, Vesa Smolica, Lediona Xheladina, Ervin Gonxhi, Sara Gjordeni, Roza Lati, Rike Roci, Gabriel Mezini, Gaz Ujkashi, Alfio Rrotani, Elvis Myrtaj, Heidi Baçi, Klodian Duro, Bardhi, Dea Vieri, Fatjon Kuqari, Albi Nako, Arta Kabashi, Meri Shehu.
Ndërkohë që pjesë e kastit pritet të jetë edhe Olsi Bylyku. Po teksa, tashmë janë konfirmuar disa prej banorëve, shumë habi ka bërë për disa nga emrat që pritet të ishin prezent, por që duket se do të mungojnë. Konfirmimi i hyrjes së modeles Ekaterina Dubenik dhe vjehrrës së saj Shegushe Zeqiraj në “BBV3”, “çmendi” rrjetin dhe një hyrje “nuse-vjehrrë” në shtëpi, nxiti mjaft interes te publiku. Mirëpo ka qenë vet partneri i Katerinës dhe djali i Shegushes, gazetari Klinton Zeqiraj, i cili ka bërë me dije se partnerja dhe nëna e tij, nuk do të bëhen pjesë e spektaklit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Klintoni shkruan: “Duke qenë se rrjeti gëlon këto ditë për faktin që mami dhe Katerina mund të jenë pjesë e BBV3 jeni të shumtë që më keni pyetur pafund dhe keni treguar dashamirësinë tuaj për t’i parë në një format si Big Brother Vip, po ju bëj me dije se: Me gjithë dashurinë që keni treguar dhe respektin ndaj jush as mami as Katerina nuk do të jenë pjesë e programit. Faleminderit nga zemra për të gjithë komentet dhe mesazhet pozitive. ‘Love you all’”.
Gjatë një “live” në “Instagram” mbrëmjen e sotme, gazetari Andi Vrapi ka treguar se në fakt dyshja janë tërhequr pasi produksioni vendosi që të mos i fuste më datë 13 janar siç ishte menduar, por ta shtynte hyrjen e tyre deri më datë 15 shkurt, pasi një tjetër banor i “hyrjeve të dyta në BBV” ishte tërhequr dhe Ekaterina dhe Shegushja nuk kanë pranuar. Një tjetër emër që dukej se do të ishte pjesë e garës ishte edhe Adelina Tahiri.
Këngëtarja maqedonase e kishte shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e garës, por diçka ka ndodhur dhe ajo ka vendosur të tërhiqet nga gara. Këngëtarja maqedonase, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, ka vendosur që mos të bëhet pjesë e garës, duke zgjedhur që të mos rri larg djalit të saj të vogël. Duket se ndarja dhe koha me djalin kanë ndikuar, që tashmë këngëtarja maqedonase të kthehet nga vendimi i saj për tu bërë pjesë e garës.
Adelina tregoi për “Pushime on Top” se ka pasur ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother 1”, por nuk ka pranuar për shkak të djalit: “Kam pasur ftesë në ‘Big Brother’-in e kaluar. Nuk kam pranuar për çështjen e Jonit. Është ende i vogël. Nuk e kam Jonin në një moshë dhe rrethanat e mia nuk ma kanë bërë të mundur që të hyj rehat. Sepse unë dua të hyj për të bërë lojë dhe shoë, ndërsa kur kam fëmijën jashtë, nuk është se hyj me përqëndrim 100 për qind”, tha këngëtarja.
E tashmë me ndarjen që i është bashkuar kësaj situate, hyrja e Adelinës në Big Brother është bërë e pamundur. Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se ish-çifti më i komentuar në median rozë Olsi Bylyku dhe Egli Tako do të bëhen pjesë e “Big Brother VIP 3” pas ndarjes së tyre të bujshme. Mirëpo së fundmi, Egli ka zhvilluar një bisedë virtuale më ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa fansat kuriozë e kanë pyetur atë në lidhje me këto lajme nëse janë të vërteta apo jo.
“A do të hysh në ‘Big Brother Vip’? Nëse jo ta sugjeroj ta bësh. Do frymëzosh shumë vajza me sjelljen tënde”, ka shkruar ndër të tjera fansja. Egli iu dha fund njëherë e mirë aludimeve duke thënë se nuk do të bëhet pjesë e këtij spektakli, pasi ka shumë ëndrra dhe objektiva që duhet ti realizojë para se të futet në këtë shtëpi.
“E di që keni dëgjuar e lexuar pafund aludime kohët e fundit, por jo nuk do të jem. Kam një vit plot me ëndrra dhe objektiva përpara të cilat duhet ti realizoj”, tha ish-e dashura e aktorit të njohur. Sakaq, emri i Olsi Bylykut është konfirmuar tashmë si një ndër konkurrentët që do të bëhet pjesë e garës.
Sakaq Egli, ka vendosur ta refuzojë këtë ftesë, pas pjesëmarrjes së partnerit të saj. Kur nisën të qarkullojnë zërat për pjesëmarrjen e ish-çiftit në Big Brother, të shumtë ishin ata që aluduan se në fakt, ndarja e tyre ishte për lojë dhe se ribashkimi do të ndodhte në ekran. Por, duket se kjo gjë nuk do të ndodhë, të paktën jo si dy banorë, pasi mund të ndodhë që të shohim edhe një përsëritje të skenarit BoraDonald, duke krijuar një tjetër moment romantik televiziv.
Megjithatë, gjasat duken të vogla, pas inga deklaratat, dyshja duket se nuk është ndarë dhe shumë mirë. Një ndër emrat e parë që qarkulloi si banore, ishte dhe Cubi Metkaj. Aktorja e humorit, e cila aktualisht po provon veten edhe si moderatore, duket se nuk do të jetë pjesë e formatit, të paktën jo që nga nata e sotme. Në instervistat e dhënë pak javë më parë, ajo në mënyrë indirekte zgjodhi ta pranonte faktin se do të ishte prezente.
“Do të rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë prandaj. Një propozim e kam, por do të jem ose nuk do të jem ende. E shohim më datë 13”. Ajo gjithashtu është shprehur se në format pret që pse jo të gjejë edhe dashurinë e jetës.
“Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi”, shprehej aktorja.
Por, duket se Cubi ka ndryshuar mendje ditët e fundit dhe ajo nuk është pjesë e listës së banorëve që do të nisin këtë garë që në natën e parë. Deputetja Ori Nebiaj, do të rikthehet sërish në ekran, të cilin e la një vit më parë pasi u bë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në radhët e Partisë Demokratike. Ajo do të jetë opinionistja në edicionin e tretë të Big Brother Vip, ku krah Arbër Hajdarit do të komentojnë dhe do të japin mendimet e tyre, qoftë dhe pikante, lidhur me banorët që më 13 janar do i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi, Ori ka reguar duke thënë se media, por edhe politika, i kanë mësuar vijën e kuqe dhe ka premtuar që në këtë rol të ri që do të ketë do të jetë profesioniste, duke mos bërë tifozëri për askënd nga konkurentët.
“Më kishte marrë malli të them të drejtën edhe pse politika të mban të angazhuar me median edhe pse unë kam qenë disi më e tërhequr për shkak të situatave politike në fakt parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij, po nuk kam qenë shumë pjesë për shkak të situatës politike të krijuar…
‘Top Channel’ është shtëpi për mua jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe TCH ma bënë këtë ofertë dhe ishte e vetmja gjë që do më bënte të rikthehem dhe do ta kem më të lehtë tani që Arbër Hajdari është një opinionst me eksperiencë… Media, por edhe politika më kanë mësuar vijën e kuqe mes të qenurit neutral dhe profesional në rolin e opinionistit nuk ka tifozëri dhe as çështje personale, të qenurit i drejtë dhe asnjëherë pal kam përshtypjen se edhe publiku këtë do”, tha ajo./Panorama
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38