Flash News

KRYESORE

Presidenca gjermane e BE, Merkel: Brenda vitit të hapen kapitujt e parë të negociatave me Shkupin e Tiranën

Presidenca gjermane e BE, Merkel: Brenda vitit të hapen kapitujt e

Sot, Kancelarja gjermane Angela Merkel shpalosi përparësitë e presidencës së radhës të vendit në gjashtë muajt e ardhshëm, duke përmendur edhe negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për çështjen e zgjerimit të BE, sipas agjencisë MIA në Bruksel, raporton IBNA.

"Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të zhvillohen këtë vit dhe kapitujt e parë duhet të hapen", u tha Angela Merkel eurodeputetëve këtë pasdite.

Për Merkel, fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën përcjell një mesazh të rëndësishëm në lidhje me angazhimin e BE-së për të përfunduar kursin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Nëse të dy vendet ruajnë ritmin e tanishëm të reformave, raundet e para të negociatave mund të hapen qysh në nëntor ose dhjetor, raporton Indipendent Balkan News Agency (IBNA).

Presidenca gjermane po planifikon të shtojë çështjen në axhendën e BE-së në nëntor. Deri atëherë, Komisioni Evropian gjithashtu do të duhet të botojë raporte të rregullta mbi përparimin e reformave në të gjitha vendet e rajonit.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian paraqiti në Këshillin e BE një projekt-kornizë të negociatave të BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lexoni edhe: KE harton kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Varhelyi: Tjetër hap me rëndësi për rrugën drejt BE

Të fundit