Flash News

KRYESORE

Publikoi në ‘facebook’ faturën “tatimore” nga lokali i deputetit të PS, aktivisti: Një ditë më pas më telefonoi gruaja e tij

Publikoi në ‘facebook’ faturën “tatimore” nga

Aktivisti i njohur, Endri Shabani tregon debatin me gruan e një deputeti të Partisë Socialiste, pasi publikoi në rrjetet sociale një parregullsi me faturën tatimore të lokalit që ata dispononin.

I ftuar në emisionin ‘360 Gradë’ në Ora news, Shabani thotë se pas telefonatës, tatimet i konfiskojnë mallin te biznesi i një familjari të tij, në shenjë hakmarrje. Aktivisti i jep këto shembuj, për të treguar se sot askush nuk është i lirë më për të denoncuar.

“Me dy miq shkuam në një lokal që qëlloi të ishte i një deputeti. Marrim faturën, nuk ishte tatimore. E fotografoj dhe e publikoj në rrjetet sociale dhe pyes: a është tatimore apo jo.

Me telefonoi të nesërmen gruaja e deputetit, kam marrë presione ndaj meje dhe miqve. Madje, një familjarit tim të nesërmen i shkuan tatimet dhe konfiskuan mallin.

Ne nuk jemi të lirë, Rama na ka futur në grackë sikur tani po na marrin lirinë, por jo, na e kanë marrë lirinë

Unë kam njerëz në administratë dhe thonë nuk bëmëj dot ‘like’ se më heqin nga puna, ose më prishin punë”, u shpreh aktivisti.

Të fundit