Flash News

KRYESORE

Qëlloi me armë zjarri 62 vjeçarin te Liqeni, vetëdorëzohet autori: E vrava në gjaknxehtësi, më përndiqte vajzat për borxhin

Qëlloi me armë zjarri 62 vjeçarin te Liqeni,

Autori i dyshuar i vrasjes tek Liqeni Artificial, Islam Mylkaj, 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19:30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, i shoqëruar nga avokati i tij.

Autoritetet shprehet se një akt i tillë ka ardhur pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar.

Vrasja ka ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi Haxhi Baxhinozi, 62 vjeç. Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarje.

“Jam penduar, e kam vrarë në gjaknxehtësi. Baxhinozin e takova te Liqeni rastësisht. Ai më shau dhe më goditi. Konflikti ynë i kahershëm ishte për 45 mijë euro. Ai më përndiqte vajzat për këtë borxh. Familja ime kërcënohej vazhdimisht prej tij”, shprehet Mylkaj.

 

Të fundit