Flash News

KRYESORE

Rama akuza opozitës për 16 shkurtin: Ka planifikuar ‘skenarin maqedonas’

Rama akuza opozitës për 16 shkurtin: Ka planifikuar ‘skenarin

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, akuzon opozitën se ka planifikuar një ‘skenar maqedonas’ që do të zbatohet më 16 shkurt. Në emisionin ‘Real Story’, Rama theksoi ka një përpjekje për të këtë skenar, që do përpiqen ta zbatojnë në protestën e së shtunës.

“Është një ëndërr për një dëshirë të papërmbajtshme për të marrë një pushtet që nuk kanë ndërmend t’ua japin qytetarët”, tha Rama.

Kryeministri akuzoi gjithashtu opozitën se ka tentuar gjithnjë përplasjen fizike dhe jo përplasjen me ide dhe program politik e ekonomik.

Sa i përket ‘skenarit maqedonas’ të cilit i referohet kryeministri Rama, bëhet fjalë për dhunën e ushtruar brenda Parlamentit në Shkup, në prill të 2017-ës, kur mbështetësit e opozitës sulmuan deputetët e mazhorancës së re dhe kryeministrin Zoran Zaev.

16 shkurti/ Edi Rama ‘hedh’ Sandër Lleshajn në mes të turmës: Është punë e policisë që të reagojë

Të fundit