Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama bën ‘paqe’ me Bushatin, i cakton detyrën e rëndësishme në OSBE

Rama bën ‘paqe’ me Bushatin, i cakton detyrën e

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati është caktuar i dërguar i posacëm për OSBE-në. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE. Bushati kryeson listën e personave që gjatë këtij viti do të drejtojnë fusha të caktuara.

Bushati do të trajtojë çështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të përballet gjatë drejtimit të organizatës.

I dërguari i posaçëm është një risi e Presidencës Shqiptare të OSBE-së, pasi presidencat e shkuara nuk kanë pasur një pozicion të tillë.

Kujtojmë se Ditmir Bushati shërbente në detyrën e Ministrit të Jashtëm kur Shqipëria fitoi drejtimin e Presidencës së OSBE për vitin 2020 por vetëm 1 muaj më pas u shkarkua nga detyra.

Bushati u shkarkua në  janar të 2019-ës, me 77 vota pro dhe 1 abstenim, votë e cila i përkiste deputetit Spartak Braho. Ndërkohë që pro shkarkimit të tij votoi edhe vetë Bushati. Kryeministri Rama u emërua ministri i ri i Jashtëm me 78 vota pro.

Bushati ka pasur shpesh herë qëndrime kritike ndaj qeverisë, ndërsa ka konfirmuar edhe në media se me kryeministrin kishte ide të ndryshme për çështje të caktuara.

Shpesh kritikonte me zë të lartë mos-hapjen e negociatave për herë të tretë për Shqipërinë, gjë që nga Rama ‘shitej’ si një arritje e qeverisë fakti që mori mbështetjen e Merkel.

Në korrik të 2019-ës,  kryeministri Edi Rama ndryshoi tre drejtues në qarqet e Tiranës, Shkodrës dhe Lezhës.

Në sy ra spostimi i Bushatit, i cili u zëvendësua nga ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri, që mori 8% në votimet e 30 qershorit.

Shkarkimi/ Kritikat e bujshme të Ditmir Bushatit që e bënë “kurban” të Ramës

Të fundit