Flash News

KRYESORE

Rama i merr ekskluzivet TVSH-së, apo Televizioni Publik i shërben zyrës së shtypit të qeverisë?

Rama i merr ekskluzivet TVSH-së, apo Televizioni Publik i shërben

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme duke postuar në rrjetin social Facebook një video ku njoftonte nisjen e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Burrel-Klos.

“MIRËMËNGJES 😀 dhe me kënaqësinë që pas Rrugës së Arbërit, u çel edhe kantieri i rrugës kombëtare Burrel-Klos, e shkatërruar dhe braktisur prej dekadash, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Video është punuar në montazh duke i shtuar efekte dramatike (sfond i zi) dhe nis me disa pamje dhe dëshmi të drejtuesve të automjeteve të cilët flasin për gjendjen e rrugës, teksa vijon më tej, me një prononcim të shkurtër të dy ministrave, Gjiknuri e Xhaçka.

Nga një kërkim i shkurtër, rezulton se pamjet që tregojnë gjendjen e rrugës, përfshi edhe sinkronet e drejtuesve të mjeteve të cilët flasin për vështirësitë që hasin kur udhëtojnë në rrugën në fjalë, janë pjesë e një kronike të transmetuar nga Televizioni Publik disa muaj më parë.

Video e kronikës gjendet në kanalin ‘youtube’ të TVSH-së, madje duke i vendosur edhe logo për të treguar ekskluzivitetin e saj.

Por pjesët e videos të marra nga TVSH-ja, në videon e publikuar nga Rama shfaqen pa logo.

Nuk dihet nëse Rama i ka marrë pamjet ekskluzive TVSH-së dhe ka ndërhyrë në montazh për ta fshirë logon e saj, apo Televizioni Publik ka vënë në dispozicion të zyrës së shtypit të qeverisë pamjet të cilat ja ka servirur publikut si ekskluzive pak kohë më parë duke pranuar të heq edhe logon e saj.

Video e publikuar nga Rama sot në Facebook

Kronika e publikuar nga TVSH me logo pak muaj më parë

 

https://www.youtube.com/watch?v=LVDy9tcF-sc

 

 

Të fundit