Flash News

KRYESORE

Rama urdhër deputetëve: Asnjë koment për vendimin e Presidentit!

Rama urdhër deputetëve: Asnjë koment për vendimin e

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për mos-dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, kryeministri Edi Rama u ka drejtuar një mesazh deputetëve, të cilëve iu kërkon të mos bëjnë asnjë koment  për vendimin e presidentit Ilir Meta.

Mes tjerash, në mesazh Rama shkruan se shumica e ka për detyrë t’i dalë për zot Kushtetutës dhe qytetarëve, ndërsa politikën e cilëson si një lojë shahu, e cila nuk duhet harruar sipas Ramës.

 “Lutem asnje lloj komenti askush per vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyren t’i dalim Zot njerezve, vendit, Kushtetutes me maturi dhe vendosmeri. Politika eshte shah, mos e harroni”, thuhet në mesazhin e Kryeministrit drejtuar deputetëve.

Të fundit