Reagon për herë të parë pas aktakuzës, Thaçi: Jap dorëheqjen nëse konfirmohet

Në mbyllje të fjalës së tij në konferencën për shtyp lidhur me akuzat e Gjykatës së Hagës për krime lufte, Presidenti Hashim Thaçi tha se nëse këto akuza vërtetohen do të japë dorëheqjen.

Ai foli për tolerancë ndëretnike e se Kosova meriton të trajtohet me respekt nga të gjithë kombet.

“Kam mbajtur në kurriz akuza e ofendime për krime lufte. Kjo është e natyrshme për një lider. Në botën e qytetëruar është një skandal i madh. Asnjë krim i supozuar nuk e justifikon  fabrikimin e një bombe mediatike në momëntin kur dialogu me Serbinë kishte hyrë në një fazë të re. Prandaj apeli me të cilin dua të mbyll këtë mesazh: Kosova duhet të funksionojë  në një mënyrë stabël të institucioneve në çdo rrethanë. Vetëm kështu mund të ecim përpara. Politika jonë ishte liria e Kosovës as më pak e as më shumë. Le të konsultohemi me liderët. Ju them se nëse aktakuza konfirmohet unë jam dorëheqjen si Presidenti juaj. Do ta mbaj këtë barrë do ta mbroj veten time  në luftën për liri. Nuk do të lejoj që akuzat false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës si antërare e NATOS. Kosova është atdhe i të gjithë   qytetarëve. I them po tolerancës ndëretnike. Ju falendeoroj ju qytyetarërë për fjalët e mesazhet inkurajuse.Zoti e bekoftë Kosovën”, përmbylli Thaçi.

Presidenti Thaçi: Mund të kem bërë gabime politike, por krime lufte kurrsesi