Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Regjimi 41-biss për Emiljano Shullazin, avokati thirrje SPAK-ut: Urdhri do të kundërshtohet në gjykatë
Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meci, ka reaguar së fundmi, pasi SPAK dha urdhër që klienti i tij t’i nënshtrohet regjimit të 41-biss.
Në një deklaratë për mediat Avokati e quan këtë urdhër një aksion propagandistik të SPAK, teksa paralajmeron se vendimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK-ut për aplikim të 41-biss ndaj disa të pandehurve është absurd dhe do të kundërshtohet në gjykatë ditën e hënë.
“Në kushtet kur kriminaliteti po bën namin në vend, Ministria e Drejtësisë dhe SPAK kanë nisur një aksion poropagandistik ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve, gjoja për të treguar në opinion publik se po bëjmë gjithcka ndaj krimit. Kjo bëhet në një kohë që akuzat ndaj Shullazit janë nga ish Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të falsifikuara.
Por ky vendim si makjazh propagandistik, nuk mbulon dot zgavrat në fytyrën e re të drejtësisë, as dështimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse në luftën ndaj krimit të organizuar, as paaftësinë e Strukturave të Posacme Antikorrupsion, as arrestimet e personave që kanë kaluar në jetën tjetër, apo arrestimin e shurdh-memecit bazuar në komunikimet e tij telefonike me zërin e tij të munguar etj etj.
Si një urdhër arbitrar, të kundërligjshëm dhe abuziv, do ta kundërshtojmë atë që ditën e hënë, në datën 3 gusht 2020, në SPAK, pasi Emiljano Shullazi dhe katër të pandehurit me të, nuk përmbushin kriteret për të qenë subjekte të ligjit për Regjimin e Posacëm në Burgun e Sigurisë së Lartë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e avokatit Meci.