
Flash News
Armin Laschet zgjidhet udhëheqësi i ri i CDU, i njohur si besniku i Angela Merkel
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullaun
Ngricat nga reshjet e borës gjatë natës, akset ku duhet patur kujdes
Tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali, arrestohet i riu nga Kurbini
SHBA ashpërson masat: Nga 26 janari, askush s’mund të udhëtojë drejt SHBA pa testin Covid-19
Rezultatet/ Si ndryshon Parlamenti Evropian pas zgjedhjeve; tronditja që po shkaktojnë ‘radikalët’ dhe ‘të gjelbrit’

Politiko.al
*Të dhënat janë rezultat i përfundimit të numërimit të votave në 15 shtete, raportimeve paraprake në 12 shtete dhe sondazhit në 1 shtet. Shifrat mund të kenë ndryshime të vogla në vijim...
Bashkimi Evropian do të duket ndryshe pas zgjedhjeve për Parlamentin, që i dhanë një goditje të fuqishme dy grupeve politike historike, Partive Popullore Evropiane (PPE) dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD).
Ndërkohë që numërimi i votave vijon ende, 179 eurodeputetë kanë siguruar deri më tani të djathtët e PPE-së, duke mbetur grupi më i madh në Parlamentin Evropian me 751 vende, por ky numër është shumë i vogël nga 216 eurodeputetë që kishin mandatin e kaluar. Ndërsa të majtët e SD do të zënë 145 karrige në Parlamentin e ri nga 187 që kishin në mandatin që u mbyll.
Aleanca e Liberalëve (En Marche), e udhëhequr nga partia e Emmanuel Macron, u rendit e treta, me 112 eurodeputetë, por pavarësisht këtij rezultati, shoku që po përjetohet në Francë është i madh për shkak të avantazhit të Aleancës Europiane për Njerëzit dhe Kombet (ex-ENF). Kjo e fundit që drejtohet nga Matteo Salvini dhe Marie Le Pen ka arritur të sigurojë 73 eurodeputetë dhe ka dalë parti e parë në Francë dhe Itali.
Të Gjelbrit kanë arritur gjithashtu një rezultat surprizë në këto zgjedhje me 69 eurodeputetë të fituar. Sipas të dhënave, 1 në 3 të rinj në Gjermani ka votuar për këtë parti, duke e renditur të dytën në shtetin më të madh të BE-së.
Ndonëse kanë dalë grupi i parë në PE, Partitë Popullore nuk do të munden të zgjedhin të vetme kryetarin e ri të Komisionit Evropian. Manfred Weber, i cili është kandidati i PPE-së për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker, i ka bërë thirrje Partisë së Gjelbër që të formojnë një koalicion në Parlamentin Evropian. 376 vota duhen për të formuar shumicën.
Për të mësuar më shumë mbi impaktin që kanë patur në shtetet e BE-së këto votime, klikoni në ->“Zgjedhjet në PE”
-Përbërja e Parlamentit Evropian pritet të jetë kjo (numërimi i votave vijon ende):
PPE – 179 deputetë (37 më pak)
SD – 145 deputetë (42 më pak)
ALDE + En Marche – 112 deputetë (43 më shumë)
ex-ENF – 73 deputetë (37 më shumë)
Të Gjelbrit – 69 deputetë (17 më shumë)
ECR – 60 deputetë (17 më pak)
5 yjet + Brexit – 44 deputetë (2 më shumë)
GUE/NGL – 38 deputetë (14 më pak)
Partitë e tjera – 31 deputetë (11 më shumë)
-Rezultatet në disa prej shteteve të BE
Gjermania – 96 deputetë
PPE – 29 deputetë
Të gjelbrit – 22 deputetë
SD – 16 deputetë
ex ENF – 11 deputetë
Partitë e tjera – 18 deputetë
Franca – 74 deputetë
ex ENF – 22 deputetë
En Marche – 21 deputetë
Të gjelbrit – 12 deputetë
PPE – 8 deputetë
Partitë e tjera – 11 deputetë
Italia – 73 deputetë
ex ENF – 28 deputetë
SD – 19 deputetë
5 Yjet + Brexit – 14 deputetë
PPE – 7 deputetë
ECR – 5 deputetë
Britania e Madhe – 73 deputetë
5 yjet + Brexit – 29 deputetë
En Marche – 17 deputetë
Të gjelbrit – 11 deputetë
SD – 10 deputetë
Partitë e tjera – 6 deputetë
Holanda – 26 deputetë
En Marche – 6 deputetë
SD – 6 deputetë
ECR – 5 deputetë
PPE – 4 deputetë
Partitë e tjera – 5 deputetë
Hungaria – 21 deputetë
PPE – 13 deputetë
En Marche – 6 deputetë
SD – 1deputetë
Partitë jashtë koalicioneve – 1 deputet
Greqia – 21 deputetë
PPE – 8 deputetë
Gue/Ngl – 6 deputetë
Partitë jashtë koalicioneve – 5 deputetë
SD – 2 deputetë
Austria – 18 deputetë
PPE – 7 deputetë
SD – 5 deputetë
ex ENF – 3 deputetë
Të gjelbrit – 2 deputetë
En Marche – 1 deputet
Finlanda – 13 deputetë
En Marche – 3 deputetë
PPE – 3 deputetë
SD – 2 deputetë
ex ENF – 2 deputetë
Partitë e tjera – 3 deputetë
Luksemburg – 6 deputetë
En Marche – 2 deputetë
PPE – 2 deputetë
SD – 1 deputet
Të gjelbrit – 1 deputet
Ditari politik









Të fundit

Covid-19 në Kosovë, gjashtë viktima dhe 363 raste në 24 orët e fundit
16 Janar 2021, 15:21




Zbardhet pasuria e Saimir Tahirit, problemet që u konstatuan
16 Janar 2021, 13:41
Armin Laschet zgjidhet udhëheqësi i ri i CDU, i njohur si besniku i Angela Merkel
16 Janar 2021, 13:09


Zgjedhjet e 25 prillit, ish-këshilltari i Ramës shfaqet krah Monika Kryemadhit
16 Janar 2021, 12:26
Kryemadhi: Taksat e larta dhe mungesa e subvencioneve kanë penalizuar bujqësinë
16 Janar 2021, 12:00
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullaun
16 Janar 2021, 11:53


Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Joe Biden si president i SHBA
16 Janar 2021, 11:08
Ngricat nga reshjet e borës gjatë natës, akset ku duhet patur kujdes
16 Janar 2021, 11:00

Tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali, arrestohet i riu nga Kurbini
16 Janar 2021, 10:24



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 Janar 2021, 08:53
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju sot
16 Janar 2021, 08:45