Salsano Rrapi komenton të ikurit e ‘Portokallisë’: Vetëm me një prej tyre nuk flas më; Delinda Disha u largua ‘fshehurazi’

Moderatori dhe aktori i njohur Salsano Rrapi është ndalur gjatë tek figurat e larguara nga spektakli i humorit ‘Portokalli’.

I ftuar në emisioni ‘Rreze dielli’ në Report tv, ai ka rrëfyer më shumë për marrëdhëniet e tij me aktorët e larguar prej Top Channel.

Largimin e Agron Llakajt, pas shumë vitesh, Salsano e ka cilësiar si një shok për aktorët.

“Goni ishte një figurë qendrore në Portokalli. Largimi i tij ishte shok për aktorët. Ishte e vështirë, pasi pas largimit të tij isha unë në pozicionin e moderatorit –aktor dhe njerëzit bëjnë krahasimin”, tha Rrapi.

I pyetur nëse vazhdon të komunikojë me aktorët e ikur, ai tha se flet me të gjithë përveç Julian Dedës.

“Flas me të gjithë, përveç njërit, Jul Deda. Nuk kam asnjë konflikt, por thjeshtë nuk flas.

Po ashtu, Salsano Rrapi u pyet edhe për largimin e Delinda Dishës, kohët e fundit duke iu bashkuar tv Klan.

“Iku fshehurazi se mbasi bëmë turneun e Portokalli, ajo i kishte thënë regjisorit se do largohem, kaq”, u shpreh i rezervuar aktori Rrapi.