Flash News

KRYESORE

Seriali 'koronavirusi do ta ndryshojë botën'/ Numër 5: Më pak individualizëm

Seriali 'koronavirusi do ta ndryshojë botën'/ Numër 5:

Për shumë njerëz, pandemia e koronavirusit sjell ndër mend 11 shtatorin ose krizën financiare të vitit 2008 — ngjarje që riformuluan shoqërinë, nga mënyra se si udhëtojmë dhe blejmë shtëpi, te niveli i sigurisë dhe mbikëqyrjes me të cilat tashmë jemi mësuar, dhe madje edhe te gjuha që përdorim.

Revista POLITICO anketoi më shumë se 30 njerëz të zgjuar, mendimtarë-makro,  dhe ata kanë lajme për ju: Mbahuni fort. Kjo krizë mund të jetë më e madhe nga sa mendonim.

Eric Klinenberg është profesor i Sociologjisë dhe drejtor i Institutit për Njohuri Publike në Universitetin e Neë York. Ai është autor, së fundmi, i Palaces for the People: How Social Infrastructure Can Help Fight Inequality, Polarization, and the Decline of Civic Life.

Pandemia e koronavirusit shënon fundin e romancës sonë me shoqërinë e tregut dhe hiper-individualizmin. Ne mund të kthehemi drejt autoritarizmit. Imagjinoni Presidentin Donald Trump duke u përpjekur të pezullojë zgjedhjet e nëntorit. Shqyrtoni perspektivën e një sulmi ushtarak. Skenari distopik është real. Por besoj se do të shkojmë në drejtimin tjetër. Tani po shohim që modelet e bazuara te tregu për organizimin shoqëror dështojnë, në mënyrë katastrofike, pasi sjellja egoistike (nga Trumpi e poshtë) e bën këtë krizë kaq shumë më të rrezikshme sesa do duhej të ishte.

Kur kjo të përfundojë, ne do të riorientojmë politikën tonë dhe do të bëjmë investime të reja thelbësore në të mirat publike - për shëndetin, veçanërisht - dhe shërbimet publike. Nuk mendoj se do të bëhemi më pak komunalë. Përkundrazi, ne do të jemi më mirë në gjendje të shohim se si janë lidhur fatet tona. Hamburgeri i lirë që unë ha në një restorant që ua mohon pagesën e ditëve me raport arkëtarëve dhe stafit të kuzhinës, më bën më të prekshëm nga sëmundjet, ashtu si edhe fqinji i cili nuk pranon të qëndrojë në shtëpi në një pandemi, sepse shkolla jonë publike nuk arriti t’i mësojë shkencë apo mendim kritik. Ekonomia - dhe rendi shoqëror që ndihmon - do të shemben nëse qeveria nuk garanton të ardhura për miliona punëtorë që do të humbin punët e tyre në një recesion të madh ose depresion. Të rinjtë nuk do t’ia nisin dot nëse qeveria nuk i ndihmon në zvogëlimin ose anulimin e borxhit studentor. Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë dhimbje dhe vuajtje të jashtëzakonshme. Por do të na detyrojë të rishqyrtojmë kush jemi dhe çfarë vlerësojmë, dhe, në planin afatgjatë, mund të na ndihmojë të rizbulojmë versionin më të mirë të vetvetes.

Numër 1

Numër 2

Numër 3

Numër 4

 

Të fundit