Flash News

KRYESORE

SHBA/ Shkatërrohet banda serbe, sekuestrohen 450 kg kokainë

SHBA/ Shkatërrohet banda serbe, sekuestrohen 450 kg kokainë

Policia në SHBA shkatërroi një bandë të trafikut të drogës, me shumicën e anëtarëve të saj shtetas serbë. Në këtë aksion të policisë amerikane u kapën mbi 450 kilogramë kokainë, 10 kilogramë heroinë, 50 kilogramë metafetaminë dhe ekstazë si dhe një shumë prej rreth 800,000 dollarësh. Prokurorët federalë thanë se 30 persona u akuzuan në lidhje me një komplot për të dërguar qindra kilogramë drogë nga Meksika përmes Kalifornisë Jugore në Kanada.

Skema përfshinte gjithashtu anëtarët e grupeve të krimit të organizuar, kryesisht serbë, të shoqëruar nga kanadezë, meksikanë, kinezë dhe sudanezë, thanë prokurorët. Ata dyshohet se kanë përdorur “pajisje të modifikuara celulare për të biseduar me njëri-tjetrin për blerjet dhe transportin e drogës”, tha zyra e avokatit amerikan.

“Hetimi i gjerë përfshin shumë agjenci federale dhe vendore të zbatimit të ligjit në SHBA dhe Kanada, përfshirë FBI dhe Administratën e Përmbarimit të Drogave dhe Policia Royal Canadian dhe Departamenti i Drejtësisë Kanada”, informuan hetuesit.

Të fundit