Flash News

KRYESORE

Shënohet viktima e 17-të nga koronavirusi në Shqipëri, 75-vjeçari vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese

Shënohet viktima e 17-të nga koronavirusi në Shqipëri,

Ka ndërruar jetë para pak minutash nga koronavirusi një tjetër qytatar.

Ai ndodhej në spitalin Infektiv dhe ishte 75-vjeç.

Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid 19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në mesazhin e ministrisë.

Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë arrin në 17, ndërsa në 24 orët e fundit u evidentuan 27 të prekur.

Të fundit