Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet banda e trafikantëve të kokainës e marijuanës në Itali, arrestohen 20 persona, mes tyre 12 shqiptarë

Shkatërrohet banda e trafikantëve të kokainës e

Është finalizuar operacioni antidrogë me 20 të arrestuar në Breshia të Italisë, shkruan “Qui Brescia”.  Bëhet fjalë për 12 shqiptarë dhe 8 italianë.

Mësohet se kjo organizatë kriminale importonte  kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria nëpërmjet kanaleze dhe mekanizmave të ndryshëm që nga fundi i vitit 2016.

Autoritetet italiane kanë arritur të zbulojnë se si droga vinte nga veriu i Europës në Breshia me aeroplan, më pas ngarkohej nëpër automjete, madje edhe në kasetofonin e makinave.

Pasi mbërrinte në Breshia furnizonte të gjithë tregun. Ndërsa për marijuanën, “QuiBrescia.it” shkruan se vinte nga Shqipëria nëpërmjet skafistëve. Niseshin me gomonet plot dhe mbërrinin në Kalabri, nga ku korrierët e çonin drogën deri në veri të Italisë.

Të fundit