Flash News

KRYESORE

Shpërndante video terroriste, policia arreston 29-vjeçarin nga Kruja

Shpërndante video terroriste, policia arreston 29-vjeçarin nga Kruja

Policia ka vënë  në pranga një 29-vjeçar nga Kruja pasi në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se shtetasi me iniciale E.U gjatë kontrollit të banesës se tij, iu gjetën fishekë luftarak.

Njoftimi:

“Specialistët  e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas një hetimi dy vjeçar me metoda speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-  E. U., 29 vjeç, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë (i proceduar më parë  për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”).

Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale  të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ,  të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal”.

Të fundit