Flash News

KRYESORE

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e fishekzjarrëve në Itali, humbin jetën 4 persona

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e fishekzjarrëve
Katër persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e shpërthimit të dyfishtë në një fabrike fishekzjarrësh në zonën e Mesinës, Itali. Mediat italiane raportojnë se një prej viktimave është identifikuar si Venera Mazzeo, 71-vjeç. Po ashtu ka humbur jetën edhe gruaja e pronarit të fabrikës. Shkak i shpërthimit mendohet të kenë qenë disa saldime brenda fabrikës. Shkëndijat mund të kenë arritur pluhurin piroteknik duke shkaktuar shpërthimin. Të plagosurit u transportuan në spital. Në zonën e shpërthimit ka panik dhe dhimbje për njerëzit që humbën jetën. Ende ka flakë, që janë duke u shuajtur nga zjarrëfikësit. Burimi: Ansa.it

Të fundit