Flash News

KRYESORE

Si e pasqyruan mediat serbe padinë ndaj Haradinajt: Rrezikuan nderin e reputacionin e Edi Ramës

Padia e kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit në ikje Ramush Haradinaj në gjykatën Themelore të Prishtinës ka marrë edhe vëmendjen e mediave serbe.

“Në padinë e Edi Ramës, Haradinaj thuhet se ka “folur publikisht për fakte shpifëse dhe të gabuara në adresën e tij” dhe kështu “rrezikoi nderin, personalitetin, reputacionin dhe dinjitetin e tij”, shkruan bliz.rs.

“Rama padit Haradinajn për shpifje”, shkruan Tanjug, duke theksuar që në krye të shkrimit se “Kryeministri shqiptar Edi Rama ka paraqitur një padi pranë Kryeministrit në largim të Kosovës Ramush Haradinaj në Gjykatën Themelore të Prishtinës për shpifje për gjoja shkëmbim territoresh”

Në padinë me mbi 30 faqe, akuzohet se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Kjo padi ka ngjallur reagime të shumta si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, duke e cilësuar aktin e kryer nga Rama si të turpshëm.

 

Të fundit