Flash News

KRYESORE

Si tingëllon "Ndarja" e Soni Malajt kur e këndon Tayna

Si tingëllon "Ndarja" e Soni Malajt kur e këndon Tayna

Prej vitesh, këngëtarja Soni Malaj ka frymëzuar brezat me këngët e saj e sidomos baladat. Kështu ka ndodhur dhe me një nga këngëtaret më të suksesshme sot, reperen Tayna.

Tayna, si duket se ka qenë një fanse e Sonit para se të bëhej e njohur. Disa vite më parë, reperja ka marrë pjesë në një ‘talent-show’ dhe ka zgjedhur të këndojë një nga këngët më të famshme të Sonit “Ndarja”.

Videon e kanë shpërndarë ‘fanpage-t’ e reperes dhe kjo ka tërhequr shumë vëmendje pasi jemi mësuar ta shohim Taynën në një tjetër stil dhe zhanër muzikor.

Të fundit