Flash News

KRYESORE

"Sindroma e vuajtjes" vijon, Bayern fiton me vështirësi ndaj Gjasulës

"Sindroma e vuajtjes" vijon, Bayern fiton me vështirësi ndaj

Bayern sot e mposhti me vështirësi Paderbornin e vendit të fundit. Skuadra ku luan Klaus Gjasula u tregua një kockë e fortë ndaj bavarezëve.

Lewandovski ishte njeriu i cili zgjidhi ndeshjen me golin e tij dy minuta përpara fundit të ndeshjes. Ai madje shënoi dy gola në këtë takim, ndërsa Gnabry një tjetër.

Paderborn e pati të lehtë të shënonte golin e parë, pasi portieri Neuer bëri gafë me daljen e tij në të majtë të zonës së rreptësisë dhe Srbeny nuk e fali. Pesë minuta më pas Paderborn goditi sërish rekordmenët e kampionatit gjerman me Michel, i cili barazoi për -2 me një kundërsulm.

Skuadra e drejtuar nga Flick tani ka 4 pikë diferencë me Leipzig-un.

Të fundit