Flash News

KRYESORE

Sinjalizoi policinë për vrasjen në Dukagjin, arrestohet kushëriri i viktimës si autor i dyshuar

Sinjalizoi policinë për vrasjen në Dukagjin, arrestohet

Një ditë pas ngjarjes së Rëndë në fshatin Palaj në Dukagjin të Shkodrës, policia duket se ka rënë në gjurmët e autorëve, që dyshohet se vranë me dy plumba 55 vjeçarin Lazër Arraj.

Sipas të dhënave të deritanishme, policia ka shoqëruar tre kushërinjtë e viktimës, të cilët sinjalizuan policinë për vrasjen e ndodhur.

Pasi u shoqëruan në komisariat për të dhënë dëshmitë e tyre, ka rezultuar se ata kanë patur deklarata kontradiktore me njëri-tjetrin, duke bërë që policia të arrestojë njërin prej tyre, kurse dy të tjerë janë shoqëruar nën cilësinë e personave që kanë dijeni mbi krimin.

Motivi mbetet ende i paqartë, ndërsa hetuesit nuk kanë gjetur dy gëzhojat e plumbave që i morën jetën 55-vjeçarit, si provë e fortë për zbardhjen e krimit.

Të fundit