Flash News

KRYESORE

Skënder Bruçaj, “viktima” e parë e marrëveshjes Rama-Erdogan?

Skënder Bruçaj, “viktima” e parë e

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, pritet të jetë i pari që do të dëmtohet nga marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Organi zyrtar mediatik i Ankarasë, ‘Anadolu Agency’, ka publikuar një shkrim ku paralajmëron për fundin e Lëvizjes Gylen në Shqipëri.

Një pikë të rëndësishme të marrëveshjes Rama-Erdogan, ‘AA’ konsideron ndërhyrjen e fuqishme brenda KMSH-së. Sipas kësaj medie, KMSH kontrollohet tërësisht nga strukturat e Gylen dhe madje ka ndikuar në zgjedhjen e Bruçajt kryetar, i cili nuk është as teolog. ‘AA’ thekson se marrëveshja mes liderve do spastrojë KMSH-në dhe “do e rikthejë te vlerat fetare”.

“Organizata, studentët shqiptarë të cilët janë të afërt me organizatën dhe që janë arsimuar në Turqi pas kthimit në vend duke i vendosur brenda Komunitetit Musliman të Shqipërisë (KMSH) ka marrë nën kontroll edhe komunitetin. Ndër të tjera theksohet se organizata terroriste ka ndikuar edhe në zgjedhjen e kryetarit aktual të KMSH-së i cili nuk është teolog.

Kryesisht pastrimi i Komunitetit Musliman të Shqipërisë nga elementët e FETO-s pritet që të sjellë në detyrën e tij të vërtetë KMSH-në i cili është larguar nga vlerat fetare, dhe ka viktimizuar qytetarët duke bërë me pagesë nëpërmjet "donacioneve" medresetë që janë falas”, shkruhet në artikullin e Anadolu Agency.

Të fundit