Flash News

KRYESORE

Sonila Meço kritikon deputetët e opozitës së re: Dekonspiruat punën e Komisionit Hetimor

Gazetarja Sonila Meco vlerëson paraqitjen e deputetëve të mazhorancës në Komisionin Hetimor, për të cilët deklaron se nuk bënë asnjë gafë juridike. Ndryshe mendon për përfaqësuesit e opozitës së re, për të cilët shprehet se janë pa eksperiencë dhe dekonspiruan qëllimisht punën e komisionit.

“Edukata në formë e deputetëve të maxhorancës lë mbresë më shumë se përmbajtja e pyetjeve dhe konstatimeve të tyre. Asnjë gafë juridike deri më tash. Mungesa e edukatës në formë e deputetëve të opozitës nuk lë mbresën, që të shkakton përmbajtja e pyetjeve dhe konstatimeve të tyre. Disa gafa juridike dhe dekonspirim të qëllimit të komisionit. Përfundimi: mungesa e përvojës dhe formimit nuk është problem vetëm i atyre që e kanë, por sidomos i atyre që mbështesin strategjitë politike tek ta”, shkruan Meço në një postim në Facebook.

Presidenti qëndroi për rreth 2 orë në Komisionin Hetimor, ku iu përgjigj pyetjeve të tetë anëtarëve për zhdekretimin e  30 qershorit dhe caktimin e datës 13 tetor për zgjedhjet vendore.

Të fundit