Flash News

KRYESORE

Sulm terrorist në hotel luksoz, policia shpëton 150 pengje dhe neutralizon terroristët

 Pas sulmit një ditë më parë në hotelin luksoz në Kabul, Forcat Speciale të Afganistanit deklaruan se kanë rifituar kontrollin e plotë. Si pasoj e sulmit terrorist u shkaktuan të paktën 6 viktima, ndërsa 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur.  Sipas Ministrisë së Brendshme agresorët janë qëlluar për vdekje nga forcat e policisë gjatë natës, ndërkohë që janë shpëtuar rreth 150 civilë të cilët mbaheshin peng nga terroristët.

Tre personat të cilët sulmuan hotelin luksoz Intercontinental Hotel në Kabul, janë qëlluar për vdekje nga forcat speciale. Ndërkohë automjete amerikane me artileri të rëndë  rrethuan hotelin bashkë me njësitë e policisë afgane. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, deklaroi se 6 persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë  kanë mbetur të plagosur gjatë sulmit të djeshëm, pak ditë pasi Ambasada Amerikane paralajmëroi sulmet e mundshme ndaj hoteleve në Kabul. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit ndaj hotelit luksoz.

 

Të fundit