Tërmeti/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka dëme, lëkundjet shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 nëntorit

Ministria e Mbrojtjes informoi se nga tërmeti i mbrëmjes së sotme nuk ka të dëmtuar. Lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë.

“Goditja kryesore ishte e orës 21:15 me magnitudë 4.9 të shkalles Rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër në fshatin Bubq. Goditja u shoqërua me pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 nëntorit.

Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale, deri tani.

Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec ku janë ndier lëkundje të lehta”, njoftoi MM.