Flash News

KRYESORE

“Topi në oborrin e PD”, analisti: Me aq sa e njoh, Basha nuk mund t’i thojë ‘jo’ thirrjes së SHBA

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimin e orëve të vona të natës së mbrëmshme ku ambasadorja e SHBA, Yuri Kim “i’a la topin në fushë Lulzim Bashës”, lidhur me një marrëveshje për Reformën Zgjedhore pas 9 orësh të tjera mbledhjeje me Këshillin Politik.

Duke folur në ‘Byro Politike’ në abc neës, Haxhiu tha se Basha nuk duhet të gabojë dhe se refuzimi i reformës është pafuqi për opozitën.

“Fakti që i la topin Bashës, i la përgjigjen e fundit  dhe mundohet t’ja lerë rëndësisë, që gjithnjë i lihet opozitës jo pozitës.

Fakti që ata tërhiqen dhe u thonë hajdeni se është në të mirë të vendit, Basha duhet të pranojë.  Duhet të fitojë vizioni për Shqipërinë dhe cfarë ofrojnë ata për vendin.

Zoti Basha mund t’i thojë jo, por edhe jo-ja e tij është po. E vërteta është që brenda pafuqisë që mund ta ketë lideri i opozitës e krijon një shpëtim duke refuzuar diçka. Edhe kjo është vështirë e besueshme. Në këtë moment duhet të gjejë një gjuhë që i bind qytetarët se pse po i hyn kësaj reforme. Refuzimi i reformës tregon pafuqinë e opozitës, gjuhën e këshilltarëve që nuk ja japin të saktë atë që i duhet qytetarit. Unë mendoj se Basha sa e njoh unë nuk do e bëjë këtë gabim”, Nëse bën është i rrethuar nga njerëz që ja imponojnë se ai e di që në reformë zgjedhore nuk mund të ketë pritje të mëdha”, tha Haxhiu.

Të fundit