Flash News

KRYESORE

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë grupin e motoçiklistëve, kërcen në tingujt e "Sweet Child O`Mine"

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë grupin e

Presidenti Amerikan, Donald Trump, ka pritur në  oborrin e Shtëpisë së Bardhë një grup motoçiklistësh të përbërë vetëm nga veteranë të ushtrisë amerikane, për të nisur kështu kremtimet për “Memorial Day”, ditën e kujtimit të të gjithë të rënëve në betejë.

Çdo vit, "Rolling to Remember", realizon një shëtitje në grup mbi motorë, për 22 milje, një distancë simbolike për shkak se në SHBA, çdo ditë, mesatarisht 22 veteranë të ushtrisë vrasin veten.

Trump i përshëndeti ata nga ballkoni, ndërsa u pa edhe të kërcente nën tingujt e “Sweet Child O’Mine” nga Guns N’ Roses.

Videon mund ta shihni në këtë linkun: Trump kërcen nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë

Të fundit