Flash News

KRYESORE

Tryeza për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Ende asnjë propozim nga PD

Tryeza për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Ende asnjë propozim nga

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar se Partia Demokratike nuk ka sjellë ende asnjë propozim.

Para nisjes së takimit, Gjiknuri us hpreh për mediat shkurtimisht se “PD nuk ka sjellë propozime për komisionin e reformës zgjedhore”.

Ndërkohë, kërkesës së djeshme nga Gjiknuri opozita nuk iu përgjigj duke refuzuar pjesëmarrjen.

Kjo pasi opozita thekson se nuk mund të pranojë një ftesë pa iu përgjigjur më parë ftesës së tyre për platformën me pesë pika.

Mbledhja e sotme vjen pas tryezës së thirrur nga OSBE, ku opozita jashtëparlamentare, e përfaqësues nga Ivi Kaso, Sekretari për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, propozoi ngritjen e një strukture të posaçme edhe me prani të ndërkombëtarëve.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka deklaruar më herët se reforma do të miratohet  fillimisht  sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

Komisioni për Reformën Zgjedhore, a do të ketë përfaqësues të opozitës sot në tryezë

Të fundit