Flash News

KRYESORE

Urdhrat kontradiktorë për lëvizjen gjatë fundjavës ‘përplasin’ Policinë e Shtetit me Manastirliun

Lëvizja gjatë kësaj fundjave dhe ndryshimi i kufizimeve prej masave anti-covid kanë krijuar konfuzion te qytetarët.

Një njoftim zyrtar i Policisë së Shtetit ka krijuar konfuzion për mënyrën se si do të kryhet lëvizja e automjeteve këtë fundjavë.

Dje, ashtu si edhe sot Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zbardhi lehtësirat e kësaj fundjave, ku sipas saj ku do lejohen të hapura bizneset në të gjithë vendin, nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonës së kuqe deri në 1 qershor, si dhe do lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e automjeteve brenda zonave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pikërisht, rregullorja e fundit për lëvizjen e automjeteve ka përplasur Policinë e Shtetit me ministren Manastirliu.

Policia në njoftimin e saj sot shprehet kontradiktore, pasi urdhëron se nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin”, sqaron njoftimi i Policisë së Shtetit.

Pak orë më vonë, Policia e Shtetit ka dalë me një sqarim të dytë sa i takon lëvizjes së automjeteve këtë të diel.

Policia tërhiqet dhe sqaroi se këtë të diel, ashtu siç kishte komunikuar më herët edhe Ministria e Shëndetësisë do të lejohet lëvizja e automjeteve brenda qyteteve.

E diela pa makina? Pas përplasjes me Manastirliun, Policia e Shtetit tërheq urdhrin kontradiktor

Të fundit