Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
"Ushtria në rrugë për protestat", shefi i policisë -Trump: Qepe gojën, nëse nuk keni diçka konstruktive për të thëne
Shefi i policisë së Houston, Art Acevedo ka reaguar pas deklaratës së presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili tha se do të mobilizojë mijëra ushtarë për të rikthyer paqen nëse guvernatorët nuk e përdorin Gardën Kombëtare për t’i dhënë fund protestave të dhunshme, që kanë përfshirë disa qytete prej ditësh, pas vdekjes së afro- amerikanit George Folyd në duart e policisë.
Zyrtari i policisë, teksa po fliste për CNN, u përgjigj i prerë ndaj deklaratës së presidentit të SHBA se nëse nuk ka diçka konstruktive për të thëne, më mirë le të mbajë gojën mbyllur.
"Zoti president, Ju lutem, nëse nuk keni diçka konstruktive për të thëne, qepni gojën, sepse ky është qëndrimi bazik i lideshipit. Ne kemi nevojë për lidership tani më shumë së kurrë. Këto nuk janë ngjarje që ndodhin në Hollywood, kjo është jeta reale. Unë i bëj thirrje popullit të bashkohet me policinë, të qëndrojmë së bashku”, tha në një lidhje për CNN shefi i policisë së Houston.