Flash News

KRYESORE

“Jam president i ligjit”, në mes të trazirave Trump kërcënon me dislokimin e ushtrisë për të shuar protestat e dhunshme

“Jam president i ligjit”, në mes të trazirave Trump

Presidenti i ShBA, Donald Trump deklaroi se do të dislokonte ushtrinë në qytetet amerikane për të shuar protestat e dhunshme, ndërsa vendi është përfshirë në trazira të shumta pas vdekjes së afro amerikanit George Floydit në duart e policisë.

Ndërsa deklaron se është "president i ligjit dhe rendit", Trump tha në një konferencë për mediat se do të mobilizojë mijëra ushtarë për të rikthyer paqen nëse guvernatorët nuk e përdorin Gardën Kombëtare për t’i dhënë fund protestave të dhunshmen.

“Unë u betova për të mbështetur ligjet e kombit tonë dhe kjo është pikërisht ajo që do bëj. Ndaj po ndërmarr veprime të menjëhershëm presidenciale për të ndaluar dhunën dhe për të vendosur sigurinë e qetësinë në Amerikë.

Unë po mobilizoj të gjitha burimet e mundshme federale, civile dhe ushtarake për të ndaluar trazirat dhe plaçkitjet e për t’i dhënë fund shkatërrimit dhe zjarrvënës. Do ta përfundojmë tani. Kam rekomanduar me forcë cdo guvernatori që të vendosë gardën kombëtare në numër të mjaftueshëm që ne të mbizotërojmë në rrugë, kryebashkiakët po ashtu duhet të krijojnë një prani dërrmuese të zbatimit të ligjit deri sa dhuna të jetë shuar. Nëse një qytet a shtet refuzon të ndërmarrë veprimet e duhura për të mbrojtur jetën e banorëve të tyre atëherë do të vendos ushtrinë e SHBA dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta”, deklaroi Trump.

Të fundit